Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kryeveprat e Nëntëqindës italiane nga data 16 janar në Galerinë Kombëtare të Arteve

Më datë 16 janar do të përurohet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ekspozita “Kryeveprat e Artit Italian të viteve 1900”: mbi njëqind vepra të gjysmës së parë të shekullit të XX, që vijnë nga Galeria e Artit Modern të Romës, e që prezantojnë gjuhët artistike që i kanë lënë vend njëra-tjetrës, artistët dhe lëvizjet e referencës, duke kaluar nga Simbolizmi, Secesioni, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane dhe Abstraktizmi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 2 prill dhe është kuruar e organizuar nga Arthemisia Group dhe promovuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe nga Ambasada Italiane në Tiranë, nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe Galeria Kombëtare e Arteve, në bashkëpunim me Roma Capitale dhe Galerinë e Artit Modern në Romë.

Në 5 seksionet e ekspozitës, nga vlerat simboliste të pikturës së peizazhit të fillimeve të shekullit të shkuar kalohet në ankthin e rinovimit dhe modernitetit që artistët e pranishëm në ekspozita të Secesionit roman jetojnë në vitet Dhjetë, për të vazhduar me dekompozimet futuriste dhe aeropiktorët e viteve Tridhjetë. Ekspozita shoqërohet me një katalog dygjuhësh në italisht dhe shqip, botuar nga Silvana Editoriale.