Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasada e Italisë në Tiranë do të jetë pjesë e nismës “Do të ndriçohem më pak”

Në datën 24 shkurt Ambasada e Italisë në Tiranë do të jetë pjesë e nismës “Do të ndriçohem më pak”, nismë kjo e ndërmarrë nga emisioni i Rai Radio2, Caterpillar.

Kjo fushate synon të kontribuojë në përhapjen e kulturës së kursimit të energjisë përmes nismave të sensibilizimit. Këtë vit, “Do të driçohem më pak” i kushtohet edhe temës së bashkëndarjes: duke i ofruar kolegëve një copëz rrugë me makinë, duke organizuar dreka apo darka kolektive, duke e lënë të hapur rrjetin wireless edhe për fqinjët, apo përmes veprimeve të tjera qoftë edhe të vogla me synim reduktimin e shpërdorimit dhe përforcimin e bashkëveprimit shoqëror.

Ftojmë të gjithë bashkëkombasit dhe miqtë e Ambasadës të bëhen pjesë e kësaj nisme të rëndësishme, duke marrë shkas nga dekalogu “Do të ndriçohem më pak”.