Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Panairi i universiteteve italiane “TË STUDIOSH NË ITALI 2017” – Edicioni V

Hapet më 1 prill edicioni i pestë i panairit “Të studiosh në Itali”, aktivitet për promovimin e sistemit akademik italian me ngritjen e stendave dhe prezantimet e ofertave formative dhe didaktike të universiteteve italiane.

Do të jenë të përfaqësuara 24 universitetet italiane nga: Politecnico di Bari, Politecnico di Torino, Università di Bologna, Università degli Studi di Bergamo, Università Ca’ Foscari di Venezia, Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”, Università della Calabria, Università degli Studi di Camerino, Università degli Studi della Campania “Luigi Vanvitelli”, Università degli Studi di Firenze, Università degli Studi di Foggia, Università degli Studi di Genova, Università IUAV di Venezia, Università IULM di Milano, Università di Roma LUMSA, Università Mediterranea di Reggio Calabria, Università degli Studi di Padova, Università degli Studi di Palermo, Università degli Studi di Pavia, Università per Stranieri di Perugia, Università degli Studi di Perugia, Università di Torino, Università di Brescia e Università del Salento.

Në Panair, gjatë gjithë ditës të shtunë, nga ora 9:00 deri në 18:00, në Sallën Akernia të Hotel Tirana International, personeli i Zyrës së Shkollave të Konsullatës së Ambasadës Italiane në Tiranë do të jetë në dispozicion për informacione mbi procedurat për të studiuar në Itali.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit të Italisë, në vitin 2016 u regjistruan në universitetet italiane mbi 1600 studentë shqiptarë. Sërish për vitin 2016, studentët shqiptarë përbënin 12.59% të të gjithë të huajve, dhe janë të dytët vetëm pas qytetarëve romunë (14.69%), por që janë qytetarë europianë. Kryesimi i komunitetit shqiptar në arsimin e lartë italian është stimuluar nga intensiteti i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe, ekonomike, tregtare dhe kulturore, nga roli përparësor që Italia ka në zhvillimin e Shqipërisë si dhe nga njohja e gjuhës italiane në Shqipëri.

cover studiare in italia