Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizita në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano: mbështetje e fortë për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Angelino Alfano zhvilloi një vizitë në Tiranë, ndalesë e dytë e misionit ballkanik në Serbi dhe Shqipëri, në kuadrin e Presidencës Italiane të Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste më 12 korrik.

Veç homologut Ditmir Bushati, Ministri Alfano takoi edhe Kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kreun e partisë kryesore të opozitës Lulzim Basha.

Gjatë takimeve u mundësua një reflektim i përbashkët mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbi rolin që mund të ketë Samiti i Triestes për t’i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, duke i përfshirë në realizimin e projekteve të dobishme për avancimin në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ministri Alfano theksoi gjatë bisedimeve se BE-ja ka nevojë për hovin pro-evropian të vendeve që ashtu si Shqipëria aspirojnë të integrohen ne të.

Pala shqiptare theksoi mirënjohjen për mbështetjen me të cilën Italia ka shoqëruar gjithmonë Shqipërinë në periudha të vështira dhe në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike.

Ministri Alfano theksoi se është me shumë rëndësi që partitë politike të dialogjojnë dhe t’i fokusojnë përpjekjet në zbatimin e reformave, e në veçanti atë të reformës së drejtësisë si dhe të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, në interes të vetë Vendit.

ec5d7079 2