Ditën e shtunë, datë 13 maj, do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që do të fillojë rreth orës 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në veçanti në zonën mes selisë së Partisë Demokratike dhe selisë së Kryeministrisë. Këshillojmë të shmanget zona e protestës dhe grupimet përgjatë gjithë Bulevardit. Nëse do të merrni pjesë në Paradën “Gay (P)ride”, organizuar në të njëjtën ditë në një zonë të afërt, jeni të lutur të bëni kujdes për pika të mundshme kontakti me protestën e opozitës.
Këshillojmë gjithashtu të shmangni gjatë ditës së shtunë 13 maj zonën përreth çadrës së ngritur në shkurt nga Partia e opozitës pasi mund të ketë grumbullime personash pas protestës.