Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mbërriti në Durrës Anija Palinuro

Anija Mësimore Palinuro e Marinës Ushtarake mbërriti sot në Portin e Durrësit, ku do të qëndrojë deri më 26 qershor. Ambasadori Alberto Cutillo, bashkë me Atasheun Ushtarak kol. Luciano Palcani, u takua me Komandantin e Anijes, Kapiten Fregate Giuseppe Valentini dhe me ekuipazhin.

Porti i Durrësit do të jetë ndalesa e parë e fushatës mësimore jashtë Italisë për Anijen Palinuro si dhe ndalesa e parë për studentët e rinj të Shkollës Detare Ushtarake “F. Morosini” të imbarkuar në Taranto.

Fushata e 53-të mësimore e Anijes Palinuro do të vazhdojë në Detin Adriatik, ku anija mësimore do të ankorohet në portet e Italisë dhe Sllovenisë, Malit të Zi dhe Kroacisë. Gjatë lundrimit, studentët e rinj do të thellojnë njohuritë mbi shkencat e lundrimit dhe të marinës, duke zhvilluar frymën e skuadrës, aftësitë në administrimin e Personelit si dhe do të fitojnë ato vlera etike dhe tradita që karakterizojnë Marinën Ushtarake.

Gjatë ndalesës në Durrës, anija Palinuro do të qëndrojë e hapur për publikun për vizita në bord, ditën e shtunë 24 dhe të dielë 25 qershor, në oraret 10:00 – 12:00 dhe 16:00 – 19:00.

Pas nisjes nga Durrësi, goleta do të marrë drejtimin e Kotorit, në Malin e Zi, ku do të mbërrijë më 28 qershor.

palinuro approdato durazzo