Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Çmimi “Musine Kokalari”

Drejtuar: Studentëve më të mirë të seksioneve dygjuhëshe të klasave të XII

Ambasada Italiane në mbështetje të Memorandumit të Bashkëpunimit të Seksioneve Dygjuhëshe me Republikën e Shqipërisë, njofton se në përfundim të vitit shkollor 2016-17, do të akordohen dy bursa studimi për studentët më të mirë, të përzgjedhur ndër maturantët e klasave të XII të seksioneve dygjuhëshe të Tiranës, Shkodrës dhe Korçës që do të regjistrohen në vitin e parë në Universitet në Itali.

Vlera e secilës burse do të jetë 3750 euro.

Çmimi “Musine Kokalari” është organizuar nga Ambasada Italiane në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë Italiane në Shqipëri.

Falenderojmë në veçanti sponsorët që bënë të mundur realizimin e këtij Çmimi:

B810 International Business Adviser
La Petrolifera Italo – Albanese sh.a
Shqiperia Trikot sh.p.k /Cotonella
Veneto Banka sh.a
Gruppo Essegei
Intesa Sanpaolo Bank Albania
Eco Tirana sh.a

 

Kriteret
Studentet më të mirë do të përcaktohen në bazë të kritereve të mëposhtme të miratuara për përzgjedhjen:

  • Nota e maturës;
  • Mesatarja e notave të gjithë viteve;
  • Sjellja e mirë në shkollë dhe një sjellje që ka favorizuar integrimin dhe dialogun ndër kulturor;
  • Kusht i detyrueshëm është regjistrimi në një Fakultet të një Universiteti Italian dhe kalimi i testit të pranimit në rastet kur është parashikuar;
  • Nuk do t’ju akordohet Çmimi “Musine Kokalari” atyre që kanë dalë fitues në bursat e MAECI.

 

Komisioni

Për të garantuar trasparencën dhe integritetin e proçedurës të seleksionimit do të ngrihet një komision pranë Ambasadës Italiane.

Në këtë komision do të bëjnë pjesë një përfaqesues i Ambasadës dhe një përfaqesues i Zyrës së Shkollave të Ambasadës, një përfaqesues i MAS, një përfaqësues i Dhomës së Tregëtisë dhe një mësues italian i seksioneve dygjuhëshe.

Komisioni mbasi të kryejë një vlerësim të kujdesshëm të dosjeve të sejcilit kandidat, do të rezervojë vendimin përfundimtar për dhënien e çmimit, vendim që është i pa diskutueshëm.

Komisioni rezervon mundësinë për të krijuar bursa të tjera.

 

Skadencat

Shpallja e proçedurave të përzgjedhjes: 5 qershor 2017.

Aplikimet duhet të dorëzohen me postë për Zyrën e Shkollave të Ambasadës Italiane brenda të hënës, 3 korrik 2017.

Komisioni do të mblidhet pranë Ambasadës Italiane në një nga datat nga 3 deri 10 korrik, datë që përkon me publikimin e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ambasadori Italian do të organizojë pranë Rezidencës së tij një ceremoni për dorëzimin e çmimeve fituesve.

 

Studentëve të klasave të XII shuma do t’ju paguhet tërësisht vetëm mbasi të kenë provuar regjistrimin në Universitetin Italian dhe kalimin e testit të pranimit në ato fakultete që e kërkojnë.

 

premio musinekokalari