U mbajt dje në Rezidencën e Italisë një aktivitet prezantimi i Samitit të ardhshëm të Trieste-s, organizuar nga Zyra Tregtare e Ambasadës në bashkëpunim me Zyrën ICE në Tiranë. Nisma, e strukturuar si një prezantim i përgjithshëm i programit dhe objektivave të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ofroi një kuadër të detajuar të Forumit të Biznesit në prag të Samitit, duke sjellë interes të madh në mesin e shumë përfaqësuesve të kompanive shqiptare dhe italiane ftuar në BF, institucioneve, Dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të kategorisë shqiptare, Sistemit Italian dhe institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare aktive në Shqipëri.
Forumi i Biznesit i organizuar nga Presidenca Italiane nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, do të organizohet nga Agjensia ICE dhe Confindustria dhe do të promovojë bashkëpunimin ekonomik mes kompanive italiane dhe atyre të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar ndërkohë një kuadër të projekteve kryesore dhe mjeteve financiare të ofruara nga institucionet e BE-së dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe Rajonale.
Pas seancës së parë të hapjes insitucionale, pjesa e parë e BF do të jetë e dedikuar për katër grupet tematike duke u fokusuar në disa çështje prioritare.
i. instrumentet financiare dhe mbështetje për SME-të;
ii. zhvillimin e rrjetit infrastrukturor të BallkAnit dhe ndërlidhja me rrjetin europian;
iii. energjia dhe mjedisi;
iv. risi.
Në pasdite, aktivitetet do të vazhdojnë me një program të ngjeshur të takimeve B2B e B2G midis shoqërive italianëve dhe atyre të gjashtë vendeve të Ballkanit.





