Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni i XVII i Javës së Gjuhës Italiane në Botë: “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”

Në kuadër të edicionit të XVII të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, e cila këtë vit i dedikohet kinemasë me titullin “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”, Instituti Italian i Kulturës organizon një seri aktivitetesh që kanë si tematikë të përbashkët marrëdhënjen midis Gjuhës Italiane dhe Kinemasë, ku secila prej tyre ka një aspekt të ndryshëm:

një ekspozitë fotografike imazhesh të kapura në setet rajonale të kinemasë italiane nga vitet 1940 deri në ditët e sotme;
dy konferenca mbi marrëdhëniet midis italishtes dhe kinemasë që do të mbahen nga dy studiozë të mëdhenj të Gjuhës Italiane, një cikël me projektime kinematografike prestigjioze pranë Bibliotekës së IIC kushtuar marrëdhënieve midis kinemasë dhe letërsisë, si dhe gjuhës të përdorur nga të rinjtë;
takim me shkrimtarin Gianrico Carofiglio me rastin e prezantimit të variantit në gjuhën shqipe të Rregulli i ekuilibrit;
një seri videosh të realizuara nga studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës si pjesë e një projekti që synon përdorimin e kinemasë si një ndërmjetës marrëdhëniesh dhe dialogu ndërkulturor.

Theksohet se Zyra për Bashkëpunimin Shkollor të Ambasadës Italiane ka planifikuar nisma të tjera që përfshijnë shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të të gjithë Shqipërisë.

Për më shumë informacion konsultoni programacionin e Institutit Italian të Kulturës.