Pas shembjes së urës Morandi në Genova, Këshilli i Ministrave shpalli ditë zie kombëtare datën 18 gusht 2018, me rastin e ceremonisë mortore të viktimave.
Më poshtë është mesazhi i ngushëllimit i Ambasadëë Italiane në Tiranë:
Ambasada italiane falenderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova, që dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë.
Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar.