Të shtunën, më 16 mars 2019, duke filluar rreth orës 10.00, do të zhvillohet një protestë politike në qendrën e Tiranës, në Bulevardin Dëshmorët Kombit dhe në veçanti përpara Kryeministrisë.
Rekomandohet të qëndrohet larg zonave në fjalë, të shmangen tubimet, të ndiqen përditësimet përmes organeve të shtypit dhe, në përgjithësi, të bëhet kujdes maksimal.
Theksojmë gjithashtu se protesta mund të krijojë vështirësi qarkullimi në rrugët hyrëse të qytetit.