Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Njoftim për qytetarët italianë në lidhje me protestën e planifikuar në Tiranë për ditën e mërkurën, 3 prill 2019

Të mërkurën, më 3 prill 2019, duke filluar rreth orës 9.00, do të zhvillohet një protestë politike në qendrën e Tiranës, në zonën midis pedonales “Murat Toptani” dhe Bulevardit Dëshmorët Kombit.

Rekomandohet të qëndrohet larg zonave në fjalë, të shmangen tubimet, të ndiqen përditësimet përmes organeve të shtypit dhe, në përgjithësi, të bëhet kujdes maksimal.

Theksojmë gjithashtu se protesta mund të krijojë vështirësi qarkullimi në rrugët hyrëse të qytetit.