Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin italian, z. Alberto Cutillo

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin midis të dy vendeve, arritjet në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si edhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në përpjekjety për çeljen e negociatave.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, e falenderoi Ambasadorin Cutillo, mbi kontributin e Italisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shprehu besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe gjatë procesit të vendim-marrjes së Komisionit Europian dhe Këshillit Europian. “Italia ka qenë dhe do të mbetet avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për këtë populli shqiptar, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet shqiptare i jemi të gjithë mirënjohës.Kjo mbështetje u konstatua edhe gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE-së, e cila u zhvillua në Viene në datat 8-9 prill, në të cilën triumfoi fryma e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në të cilën Itakia pati një zë të fuqishëm. ”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.
Ambasadori Cutillo nënvizoi se kjo ndihma dhe kontributi i Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.
Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Ambasadori Cutillo diskutuan edhe mbi vizitën e ardhshme zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nw Itali, me ftesë të Presidentes së Senatit Casellati dhe Presidentit tw Dhomës së Deputetëve Fico, në datat 14-16 prill, e cila ka në fokus koordinimin e përpjekjeve për marrjen e një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë në qershor 2019.