Italia2020Sicuramente është një projekt në rrjetet sociale që propozon të ofrojë një guidë digjitale për të zbuluar bukuritë italiane të trashëgimisë artistike, kulturore e tradicionale. Projekti është konceptuar për t’u ofruar mundësinë të “udhëtojnë me internet” e për të njohur Italinë, të gjithë atyre personave të cilëve u është dashur të heqin dorë nga pushimet për shkak të masave shtrënguese dhe protokolleve shëndetësore të ndërmarra për t’i bërë ballë emergjencës nga pandemia.
Emri i zgjedhur, Italia2020Sicuramente, përfaqëson një udhëtim “të sigurt” që, nëpërmjet digjitales, vë në dukje, rajon pas rajoni, disa nga karakteristikat e panumërta tipike të zonave dhe traditave lokale italiane me urimin që, pas të gjitha këshillave, kurioziteteve dhe shijeve që do të propozojmë, do të jetë e mundur të vizitohen personalisht!
Informacionet e mëtejshme do të publikohen në faqet sociale të Ambasadës.
