Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përurimi i linjës së ujësjellësit të Tiranës

Ambasadori Fabrizio Bucci mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të punimeve për rehabilitimin e linjës së ujësjellësit të Tiranës. Të pranishëm, bashkë me të, edhe Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Kjo shënoi realizimin e një projekti të gjerë në mbështetje të rrjetit ujësjellës shqiptar, të nisur në vitin 1998 i cili përfundoi me modernizimin i linjës së furnizimit dhe shpërndarjes së ujit të pijshëm në zonën urbane të kryeqytetit.

Programi, i ndarë në tre faza, i administruar nga Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, me një buxhet prej 27 milionë eurosh si kredi koncesionare e dhënë nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Faza e parë e cila lejoi realizimin në një afat të shkurt të infrastrukturave më shumë të dëmtuara, u ndoq nga një program mbështetës në nivelin administrativ dhe teknik me qëllim rritjen e aftësive teknike e administrative të shoqërisë së Bashkisë UKT, Shoqëria e menaxhimit të Ujësjellësit të Tiranës.

Hapi i tretë e i fundit, i përmbyllur brenda afateve të parashikuara pavarësisht vështirësive si pasojë e tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar dhe emergjencës shëndetësore globale, lejoi realizimin e dy strukturave të reja, më saktësisht dy linja furnizimi: njëra midis liqenit të Bovillës dhe impiantit të pastrimit dhe tjetra linjë zëvendësimi në zonën e banuar të Tiranës e cila do të zëvendësojë linjën e vjetër ekzistuese duke ndjekur një linjë alternative. Në këtë fazë të programit, ka qenë thelbësor kontributi i dhënë nga shoqëritë sipërmarrëse italiane HTC Costruzioni dhe Servizi Srl, AI Engineering Srl e SWS Consulting Engineering Srl.

“Cooperazione italian tregon, me këtë ndërhyrje infrastrukturore, impenjimin e tij konstant për përmirësimin e kushteve të jetesës së popullit shqiptar” deklaroi Ambasadori “dhe ky bashkëpunim do të vijojë me intensitetin dhe efikasitetin e zakonshëm, në interesin e përbashkët për të përforcuar miqësinë midis dy Vendeve tona dhe në mbështetje të veprimeve të përbashkëta në favor të Shqipërisë dhe të hyrjes së saj në Evropë”. Ambasadori ka vijuar duke falenderuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, UKT-në dhe Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për bashkëpunimin e shkëlqyer me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ambasadën e Italisë, duke iu bashkuar mendimit të Kryeministrit Rama i cili kujtoi punën e firmave italiane të cilat bënë të mundur realizimin e këtij programi duke treguar aftësinë konkurruese të sipërmarrjes italiane.