Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Itali-Shqipëri: bisedë telefonike midis Di Maio-s dhe Kryeministrit Rama

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Twitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.