Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u dorëzoi dy letra vlerësimi, në përfundim të detyrës së tyre në Shqipëri, Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës së Italisë, Drejtuesit të Parë të Policisë së Shtetit Salvatore Gava dhe Zv/Brigadierit të Guardia di Finanza-s, Ferdinando Rucco.
Gjatë ceremonisë u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i dhënë nga dy funksionarët në forcimin e bashkëpunimit policor midis forcave të rendit të të dy Vendeve.
U dorëzohen letra vlerësimi Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës së Italisë, Drejtuesit të Parë të Policisë së Shtetit Salvatore Gava dhe Zv/Brigadierit të Guardia di Finanza-s, Ferdinando Rucco