Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Deklaratë

Ambasada e Italisë, e tronditur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, i shpreh ngushëllimet familjes së tij për këtë humbje të madhe.

Ambasada solidarizohet gjithashtu me trupën e magjistratëve dhe punonjësve të drejtësisë në Shqipëri që, me angazhim e përkushtim, punojnë çdo ditë për të garantuar një Shtet të së drejtës të fortë e të besueshëm.

Ambasada konfirmon mbështetjen ndaj reformës në drejtësi në Shqipëri në rrugëtimin e saj të përafrimit me standartet evropiane, objektiva thelbësorë për stabilitetin, sigurinë dhe besimin në drejtësi.