Ambasadori i Italisë Marco Alberti pati një takim me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë të cilit u shkëmbyen këndvështrime mbi mundësitë e bashkëpunimit, mes dy Vendeve, në sektorin e shëndetësisë e atë social. U theksua roli i rëndësishëm i Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në mbështetjen ndaj sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, nëpërmjet projekteve në realizim e sipër e atyre të ardhshme. U vu gjithashtu theksi në faktin se shëndetësia është tashmë një fushë në të cilën sektori publik e ai privat mund të bashkëjetojnë në kuadër të rritjes së standarteve në dobi të shtetasve.
Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala