Fillimi i afatit: nga 1 Dhjetori 2025
Kostoja e re e pasaportës elektronike: 116,20 Euro
Me anë të dekretit të 23 Shtatorit 2025 të Ministrit të Ekonomisë dhe të Financave, në marrëveshje me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëveprimit Ndërkombëtar, të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Administratës Publike, të shpallur në Gazetën Zyrtare të datës 17 Tetor 2025, është rregulluar shuma e kostos për lëshimin e librezës të pasaportës normale.
Rregullimi i tillë do të fillojë prej datës 1 Dhjetor 2025.
Duke filluar nga kjo datë, kerkuesit e pasaportës do të duhet të paguajnë:
– shumën prej 42,70 Euro për koston e librezës (+0,20 Euro në krahasim me shumën e mëparshme)
– shumën prej 73,50 Euro si shpenzime për mbulimin e kostos administrative (e pandryshuar)
gjithsej 116,20 Euro e cila do të duhet – si zakonisht – të derdhet në lekë sipas kembimit valutor tremujor.