Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

NJOFTIM – Pezullim i trajtimit të kërkesave për vizë dhe lëshimit të tyre, 13-17 shkurt 2026

Ju informojmë se, prej datës 13 shkurt 2026 deri më datë 17 shkurt 2026, për shkak të një përditësimi teknik të programuar dhe urgjent, do të pezullohet përkohësisht veprimtaria e sistemit operativ VIS e, për pasojë, do të pezullohen përkohësisht procedurat e pranimit dhe trajtimit të kërkesave për vizë si edhe ato të lëshimit të vizave.

Si rrjedhojë e këtij pezullimi, në datat e sipërpërmendura do të ndërpritet edhe puna e zyrës së vizave të Ambasadës.

Ju informojmë se, për të reduktuar në maksimum vështirësitë që krijohen për publikun, takimet e caktuara më parë do të programohen në ditët menjëherë para apo pas këtyre datave, duke patur parasysh rastet urgjente apo ato me përparësi.