Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PREZANTIMI I SALLONIT TË MOBILJEVE 2026 NË TIRANË

2

Zyra e Institutit të Tregtisë me Jashtë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë kanë organizuar, në kuadër të Italian Design Day 2026, prezantimin zyrtar të “Salloni i Mobiljeve. Milano 2026”, event me rëndësi ndërkombëtare në fushën e design-it dhe mobilimit, që parashikohet të zhvillohet në Milano nga data 21 deri më 26 prill 2026.

Ceremonia, e cila u zhvillua në Sallën Blu të Teatrit të Operas dhe Baletit Tiranë, shënoi një moment historik për sektorin krijues shqiptar me perspektivën për të krijuar mundësi të reja për designer-ët, arkitektët dhe talentet e rinj. Të pranishmit shprehën edhe një herë vullnetin për të çuar më tej marrëdhëniet kulturore dhe profesionale midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në takim morën pjesë dy figura me rëndësi të Sallonit: Marva Griffin, themeluese dhe drejtuese e SaloneSatellite, platformë ndërkombëtare për designer-ët e rinj, dhe Alessandro Rossi, përgjegjës tregtar i Sallonit të Mobiljeve, të cilët paraqitën risitë e edicionit 2026, ndër të cilat edhe “Pavillon Contract” i ri dhe seksionet dedikuar EuroCucina dhe International Bathroom Exhibition.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, vuri theksin në vlerën e design-it si urë lidhëse të kulturave: “Design-i flet për të ardhmen. Është transformimi i një ideje në një projekt konkret. Brezi i ri i designer-ëve do të luajë një rol thelbësor në ndërtimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare.”