Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takim i Ambasadorit Marco Alberti me Ministrin e ri të Drejtësisë, Toni Gogu

WhatsApp Image 2026-03-17 at 16.04.12 (3)
Në qendër të bisedës ishin reformat institucionale dhe forcimi i Shtetit të së drejtës, nismat e përbashkëta për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe projekte të reja, konkrete dhe ambicioze të bashkëpunimit dypalësh.
Drejtësia, si në aspektin formal ashtu edhe në atë thelbësor, përbën një shtyllë parësore për garantimin e demokracisë, barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore.