Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përkthimi dhe legalizimi i dokumenteve

Përkthimi dhe legalizimi i dokumenteve

Legalizime

Duke nisur prej datës 1 janar 2019 vula Apostille (siç parashikohet nga neni 1 i Konventës së Hagës të datës 5.10.1961, operative midis Italisë dhe Shqipërisë prej datës 01.07.2011) vendoset edhe mbi përkthimet zyrtare.

Dokumentet e lëshuara nga Autoritetet shqiptare në Shqipëri, për t’u konsideruar të vlefshme në Itali, duhet të pajisen me dy vula Apostille të lëshuara nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme: në dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe në përkthimin zyrtar në gjuhën italiane.

Në vijim, e përmbledhur, procedura për t’u ndjekur për legalizimin e përkthimit zyrtar të dokumenteve shqiptare për t’u paraqitur në Itali:

1) përkthimi kryhet nga një përkthyes zyrtar sipas listës së shpallur nga Ministria e Drejtësisë (shiko këtu listën e plotë). Përkthyesi zyrtar do ta shoqërojë përkthimin me tekstin (në gjuhën italiane):

“DEKLARATA E PËRKTHYESIT ZYRTAR

Unë, _________________________, përkthyes/e zyrtar/e i/e gjuhës _______________, certifikuar nga Ministria e Drejtësisë me nr. certifikate _________, datë______, deklaroj se kam përkthyer tekstin që më është paraqitur nga gjuha e burimit _______ në gjuhën e synuar ___________ me saktësi, me kujdesin e duhur dhe me përgjegjësi ligjore.

Data ____.____._____

Vula dhe nënshkrimi i përkthyesit zyrtar”.

2) një Noter publik shqiptar do të vërtetojë, në bazë të nenit 135 të Ligjit nr. 110/2018, nënshkrimin dhe cilësinë ligjore të përkthyesit zyrtar;

3) si në dokument, ashtu edhe në përkthim do të vendoset, nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, vula Apostille. Dokumenti origjinal i lëshuar nga Autoritetet shqiptare, i pajisur me Apostille dhe me përkthimin gjithashtu të pajisur me Apostille, do të mund të paraqitet pranë Autoriteteve italiane në Itali.

Ju kujtojmë gjithashtu se dokumentet shqiptare të pajisur me Apostille mund të përkthehen drejtpërdrejt në Itali nga përkthyes të njohur nga Gjykata.