ERMAL META NË KONCERT
në AIR ALBANIA STADIUM
Më 17 SHTATOR 2021 NË TIRANË
– TRIBÙ URBANA LIVE –
Do të jetë qielli i Tiranës i cili do të përshëndesë Tribù Urbana në stadiumin e ri Air Albania në një festë të madhe – më në fund – me muzikë live për të kremtuar rilindjen e për të përkujtuar 30 vjetorin e rënies së regjimit në Shqipëri dhe fitimin e lirisë.
Një qiell në të cilin kanë ndriçuar edhe STELLE CADENTI të Ermal Metës, aty ku Tommaso Stanzani shpalos artin e tij si balerin duke i dhuruar një elegancë të rrallë videos që shoqëron këngën e re solo e cila u propozua për transmetim në radio në 10 Gusht: www.youtube.com/watch?v=l8BSy4fyBBw
Tingujt e këngës “UNO” të Albumit Tribù Urbana interpretuar gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit të cilat shoqëruan sukseset e arritura nga kombëtarja jonë duke krijuar një atmosferë magjike falë bashkimit të zërave të cilat, “nga rrugicat e Athinës në qendër të Dublinit”, tani kalojnë nëpër Tiranë.
Krahas Ermal Metës, protagonisti tjetër i madh është ky album i ri që “bën të ngrihen njëherazi duart lart”, po të njëjtat duar “që kapen fort pas qiellit këtë natë” duke bërë të lëvizë ajri, jeta, të lëvizin këmbët dhe zemra me këngët e përfmbledhura në Tribù Urbana, publikuar në Mars dhe që menjëherë zuri vendin e parë në klasifikim, si në format CD ashtu edhe në disk.
Por jo vetëm; një koncert që do të përshkojë etapat e shumta domethënëse të karrierës artistike të Ermal Metës, sepse tani ka ardhur çasti të luhet muzikë, të këndohet e të oshëtijë zëri nga shkallët e Stadiumit Air Albania, strukturë e re e ndodhur në qendër të Tiranës që mirëpret një koncert për herë të parë.
Promovues e bashkëprodhues të këtij eventi madhështor janë Ambasada e Italisë në Tiranë, Bashkia Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë Mescal.
Për të ndjekur koncertin – falas – duhet të regjistroheni në këtë link duke nisur prej datës E Martë 25 Gusht; vende në dispozicion deri në plotësimin e kapacitetit të diktuar nga rregulloret kundër Covid-19 në fuqi në Shqipëri:
https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do
– Fotografi në format HD i gjeni në: www.mescalmusic.com/press-area
– Zyra e Shtypit Mescal: Manuela Longhi / manuela@mescal.it – 335. 57 32 815