Ambasadori Alberto Cutillo ditën e djeshme, më datë 10 tetor 2019, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit ““Even walls have ears” (Edhe muret kanë veshë) të Ervin Kotori-t, një përmbledhje e dëshmive të atyre që arritën të mbijetojnë nga kampet e internimit gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Dokumentari, është pjesë përbërëse e “Remembrance to Heal and Prevent” i bashkëfinancuar nga Italia dhe nga PNUD dhe në mbështetje të Autoritetit shqiptar për aksesin në informacionet e ish shërbimit të sigurimit të Shtetit. Projekti ka për qëllim të informojë dhe të sensibilizojë brezat e rinj për historinë e Shqipërisë çka e ka realizuar përmes konferencave, hapjes për publikun të arkivave dhe të dosjeve të ish shërbimit të sigurimit të Shtetit, realizimeve artistike dhe dëshmive të atyre që kanë mbijetuar nga dhuna e regjimit totalitar.
“Bëhet fjalë për një projekt me të vërtetë domethënës e të qenësishëm në të cilin besoj vërtet, pasi janë bërë përpjekje të shumta e të mëdha për të dëshmuar të vërtetën dhe për t’i dhënë më në fund zë viktimave”, deklaroi dje Ambasadori Alberto Cutillo gjatë fjalës së tij në shfaqjen e “Even walls have ears” (Edhe muret kanë veshë).