Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizitë e Ambasadorit Cutillo në zyrat e kompanisë AGSco në Tirane dhe në kantierin e Saipem në Fier

Ambasadori Cutillo vizitoi së fundmi dy dëshmi të shkëlqyera të kompanive italiane, të angazhuara në Shqipëri për të sjellë përvojën e nivelit më të lartë në një sektor strategjik për të ardhmen e vendit siç është ndërlidhja e energjisë, nën frymën e një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm ekonomik dhe të ngazhimit dhe interesit italian për rritjen e kualifikimit në sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare.

Gjatë ditës së djeshme, Ambasadori vizitoi selinë e re të kompanisë AGSco, Joint Venute e krijuar midis kompanive dhe SNAM dhe TSO-së shqiptare Albgaz sh.a, e cila do të sigurojë shërbimet e mirëmbajtjes së infrastrukturës së gazit që do të ndërlidhin Italinë dhe Shqipërinë. Gjatë takimit, Ambasadori vlerësoi rezultatet e shkëlqyera të rrugëtimit të gjatë të trajnimit të organizuar nga Snam Global Solution për stafin shqiptar, me urimin se aktivitetet e planifikuara për të ardhmen e afërt nga kjo Joint Venture, të mund të vijohen nga mundësi të reja për zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri.
Më parë, Ambasadori Cutillo vizitoi kantierin e kompanisë italiane Saipem, e angazhuar në inxhinierinë, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin e seksionit offshore të projektit më të madh të ndërlidhjes energjetike në Shqipëri, si dhe investimi kryesor i huaj në historinë e Vendit. Ambasadori shprehu vlerësimin për profesionalizmin e një pune teknikisht të ndërlikuar që Saipem po kryen duke respektuar plotësisht parametrat e sigurisë dhe starndardet ndërkombëtare.

1

2

3

4

5

6

7