Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Njoftim për qytetarët italianë në lidhje me protestën e planifikuar për ditën e shtunë, 11 maj 2019

Të shtunën, më 11 maj 2019, duke filluar rreth orës 18.00 deri në orën 24.00, do të zhvillohet një protestë politike në qendrën e Tiranës, në Bulevardin Dëshmorët Kombit, Sheshin Skënderbe, Rr. Ismail Qemali, Rr. George W Bush, Rr. Murat Toptani dhe Blv. Zhan D’Ark.
Qarkullimi do të bllokohet në Bulevardin Dëshmorët Kombit, Rr. Ismail Qemali dhe në Rr. Papa Gjon Pali II.
Rekomandohet të qëndrohet larg zonave në fjalë, të shmangen tubimet, të ndiqen përditësimet përmes organeve të shtypit dhe, në përgjithësi, të bëhet kujdes maksimal.