Këshilli i Bashkimit Evropian konfirmoi perspektivën evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke caktuar një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor 2019.
Ambasada Italiane në Tiranë shpreh përgëzimet e saj për këtë rezultat të rëndësishëm dhe u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile që të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të zbatuar reformat e nevojshme, në mënyrë që të realizohet aspirata legjitime e qytetarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian .
Italia, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.