Të mërkurën më datë 24 maj, në orën 9:30 u zhvillua në Tiranë konferenca historike me titull “Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë”.
Punimet u hapën nga Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, nga ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Spiro Moisiu dhe nga kuratori i kësaj iniciative, Paolo Rago.
Gjatë konferencës u paraqitën rezultatet e punës kerkimore të promovuar nga Ambasada Italiane dhe të vazhduar më tej nga studiues të ndryshëm, si italianë dhe shqiptarë, mbi një periudhë të marrëdhënieve tona dypalëshe, e cila ende nuk njihet në mënyrën e duhur dhe që meriton thellime të mëtejshme.
“Konferenca e sotme është rezultat i një pune që ka zgjatur më se një vit dhe është pjesë e një projekti më të madh që do t’i shërbejë jo vetëm dhe jo aq shumë historianëve, por sidomos neve, qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve, për të njohur njëri-tjetrin edhe më mirë dhe për t’u parë në sy me miqësi të përtërirë dhe më të fortë “, tha në hapjen e punimeve Ambasadori Alberto Cutillo.





