Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, mori pjesë sot në eventet kryesore kushtuar Ditës së Kujtesës, në kujtim të viktimave të foibe-ve dhe të eksodit istrian, fiuman dhe dalmat. Ministria dhe i gjithë rrjeti diplomatik-konsullor por edhe Institutet Italiane të Kulturës u janë bashkuar veprimtarive me qëllim mbajtjen gjallë, nëpër botë, të kujtimit të tragjedisë.
Ministri ka marrë fjalën në veprimtarinë përkujtimore të organizuar më datë 10 shkurt 2025 në Selinë e Presidencës së Republikës, në prani të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Tajani e ka mbyllur fjalën e tij duke theksuar se “duke kujtuar këto tragjedi, duhet të jemi vigjilentë ndaj atyre që mohojnë vlera dhe themele kryesore të bashkëjetesës civile”.
Me rastin e mbledhjes ministrore “Miq të Ballkanit”, Ministri Tajani deshi të nënvizojë faktin se si përkujtimi i viktimave të dhunës dhe eksodi nga Istria, nga Fiume dhe Dalmacia duhet t’i shërbejnë ndërtimit të një kujtese të përbashkët me Vendet fqinje mbi çështjet e dhimbshme të kufirit tonë lindor. Shembulli i Nova Gorica – Gorizia kryeqytet evropian i kulturës në vitin 2025 përbën një hap domethënës për tejkalimin e kundërshtive të bazuara mbi ideologji të vjetra e mbi ndasi etnike, nën frymën më autentike të përkatësisë së përbashkët të Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë në Bashkimin Evropian.
Me nismë të Ministrit, shkrimi “Unë Kujtoj” do të ndriçojë sot Ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.