Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit Fincantieri–KAYO

Foto firma accordo Fincantieri-KAYO

Në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Fincantieri dhe KAYO kanë nënshkruar një marrëveshje për modernizimin e kantierit detar të Pashaliman-it dhe ndërtimin e anijeve të reja ushtarake. Bëhet fjalë për një ndër investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit, investim i cili do të bëjë të mundur hapjen e qindra vendeve të reja pune dhe mundësive të reja biznesi për kompanitë italiane dhe shqiptare. Nënshkrimi i marrëveshjes është një shembull i angazhimit të përbashkët për ta shndërruar miqësinë mes Vendeve tona në një partneritet strategjik.