Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Informacion i përgjithshëm

Shqipëria karakterizohet nga një njohje e gjerë e gjuhës italiane, veçanërisht nga moshat e mëdha dhe në zonat e Shkodrës, Durrësit, Vlorës, si dhe në kryeqytet. Bota italishtfolëse është trashëgimia historike e pranisë sonë në këtë vend, veçanërisht nga:

  • të mësuarit – informal – përmes kanaleve radiofonike dhe televizive italiane, që e ka mbajtur gjallë praninë e gjuhës italiane tek shqiptarët. Kjo është forcuar gjatë 20 viteve të fundit jo vetëm falë aksesit të lirë në kanalet televizive, një mjet shumë efektiv për përhapjen e gjuhës dhe të kulturës, por edhe përmes sipërmarrjes italiane në Shqipëri dhe emigracionit shqiptar në vendin tonë;
  • studimi i gjuhës italiane në shkollat publike shqiptare dhe numrit të madh të të rinjve që kanë studiuar në universitetet italiane që nga vitet 1990.

Megjithëse gjuha italiane vazhdon të jetë e përhapur, ka patur njëlloj përmbysjeje të këtij trendi. Radioja dhe televizioni nuk janë më kanali kryesor për të mësuar italishten e folur, pjesërisht për shkak të sistemeve të ndryshme të transmetimit televiziv, të cilat nuk lejojnë më akses të lirë në programet televizive italiane në Shqipëri. Kjo situatë e re ka ndikuar tek njohuritë dhe përhapja e gjuhës tonë, duke konkurruar me anglishten, tashmë si gjuha më e përhapur midis brezave të rinj, dhe, në një masë më të vogël, me gjermanishten, veçanërisht nga pikëpamja e punësimit. Prandaj, promovimi i mësimdhënies së gjuhës italiane në shkolla përmes Seksioneve Dygjuhëshe, Programit Illiria dhe aktiviteteve të tjera është bërë strategjik dhe themelor për Qeverinë Italiane.

Bashkëpunimi në fushën e arsimit është një aspekt prioritar i marrëdhënieve dypalëshe midis Italisë dhe Shqipërisë. Italia mbështet mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin shkollor dhe atë universitar shqiptar përmes:

  1. Marrëveshjeve dypalëshe
  • “Illiria”- mësimdhënia e italishtes si gjuhë e parë e huaj;
  • “Seksionet Dygjuhëshe italo-shqiptare” – program trajnimi dygjuhësh dhe dykulturor;
  1. Trajnimi i mësuesve shqiptarë të italishtes;
  2. Sigurimi i materialeve didaktike për bibliotekat dhe laboratorët;
  3. Mbështetja për Scuola Italiana a Tirana, shkolla e parë jopublike në Shqipëri;
  4. Në nivel universitar, mbështetje për Departamentin e Gjuhës Italiane në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Vlorës, me përfshirjen edhe të dy lektorëve të MAECI-t (Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar) të dërguar në të dy universitetet;
  5. Marrëveshje të shumta bashkëpunimi universitar midis universiteteve italiane dhe atyre shqiptare: mbi një e treta e afërsisht 500 marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga universitetet shqiptare, kanë partnerë italianë.