Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Zyra e shkollave

Zyra e Shkollave vepron brenda Ambasadës dhe kryen aktivitete promovuese, koordinuese dhe trajnuese në fushën e arsimit parauniversitar.

Zyra drejtohet nga Drejtoresha Eva Bambagiotti, e asistuar nga Znj. Suela Nurishmi.

Zyra e Shkollave koordinon aktivitetet e mëposhtme:

  • Seksionet Dygjuhëshe që veprojnë në Tiranë, Shkodër dhe Korçë
  • Programi “Illiria”
  • Programi për mësimdhënien e italishtes si gjuhë e dytë e huaj
  • Aktivitetet koordinuese midis institucioneve arsimore dhe Ministrive të përfshira në proçes: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI), Ministria e Arsimit dhe Meritës (MIM) dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë.

Zyra e Shkollave promovon gjuhën italiane nëpërmjet bashkëpunimeve me agjencitë kulturore:

  • Instituti Italian i Kulturës
  • Shoqatat e Studentëve të Diplomuar në Itali
  • Shoqatat për Shkëmbime Kulturore
  • Rrjetet Shkollore
  • Institucionet Italiane
  • Partnerët Evropianë

Zyra e Shkollave kryen aktivitetet e mëposhtme:

  • Kërkesa menaxhimi dhe raportimi mbi kontributet financiare MAECI
  • Organizimi i eventeve të shoqëruara me njoftime shtypi dhe publikime nga ana e Ministrisë
  • Koordinimi i kurseve të formimit për mësuesit e Seksionit Dygjuhësh
  • Koordinimi i kurseve të formimit për mësuesit e Programit “Illiria”
  • Projektet didaktike
  • Shpërndarja e projekteve pedagogjike dhe arsimore
  • Ndërlidhja institucionale midis shkollave dhe Zyrës së Shkollave

Shtjellime

PROGRAMI ”ILLIRIA”

Programi “Illiria” nisi në vitin shkollor 2006 – 2007 në shkollat e arsimit të detyrueshëm, si dhe në shkollat e mesme. Risia didaktiko – formuese që ky program sjell në sistemin arsimor publik konsiston në futjen e mësimdhënies së italishtes si gjuhë e huaj e parë nga klasa e tretë deri në vitin e fundit të shkollës së mesme. Për këtë arsye, programi”Illiria” u ofron nxënësve shqiptarë mundësinë të familjarizohen me gjuhën dhe kulturën italiane pothuajse që nga fillimi i rrugëtimit të tyre shkollor.

 SEKSIONET DYGJUHËSHE ITALO-SHQIPTARE

Memorandumi i Mirëkuptimit mbi funksionimin e Seksioneve Dygjuhëshe Italo-Shqiptare parashikon studimin e gjuhës italiane nga klasa e 3-të deri në provimin e diplomimit të shkollës së mesme.

Programi arsimor i Seksioneve Dygjuhëshe ndjek objektivat e mëposhtme:

–           formim i shkëlqyer për nxënësit

–           mundësi për rritje profesionale për mësuesit, nëpërmjet bashkëpunimit arsimor dhe trajnues/formues si dhe organizimit të seminareve të dedikuara

–           përhapje të gjerë të gjuhës dhe kulturës italiane në të gjithë vendin

Nga klasa e 3-të fillore deri në klasën e 9-të, mësimi i gjuhës italiane ofrohet për tre orë në javë.

Në shkollën e mesme, nga klasa e 10-të deri në të 12-të, mësohen gjuha dhe letërsia italiane, si dhe lëndë të tjera jogjuhësore, të cilat zhvillohen edhe në gjuhën italiane (italishtja si gjuhë komunikimi).

Programi arsimor i Seksioneve Dygjuhëshe Italo-Shqiptare është social dhe shkencor; zgjat gjithsej 10 vjet (7 vjet në shkollën nëntëvjeçare dhe 3 vjet në shkollën e mesme) dhe është strukturuar si më poshtë:

  • Studimi i gjuhës italiane fillon në klasën e 3-të, vetëm me mësues shqiptarë dhe vazhdon nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të me bashkë-mësimdhënien e një mësuesi shqiptar të italishtes dhe një mësuesi i gjuhës italiane të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar;
  • Nga klasa e 10-të, lëndët e mëposhtme zhvillohen në italisht, me mësues si shqiptarë, ashtu edhe italianë: Gjuhë dhe Letërsi Italiane, Matematikë dhe Fizikë, Histori, Histori e Artit dhe Biologji;
  • Çdo Seksion ka tre mësues nga sistemi shkollor italian, të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme: një për Gjuhën Italiane (i caktuar për Shkollat Nëntëvjeçare), një për Gjuhën dhe Letërsinë Italiane dhe një për Matematikën dhe Fizikën (të caktuar për shkollën e mesme).

Niveli i njohjes së gjuhës italiane për nxënësit që mbarojnë klasën e 12-të të shkollës së mesme, sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët, është i barabartë me nivelin C1.

SCUOLA ITALIANA NË TIRANË (SHKOLLË JO PUBLIKE)

Scuola Italiana në Tiranë u themelua në vitin 2017 me qëllimin për të shërbyer si një urë kulturore dhe gjuhësore midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende fqinje si gjeografikisht, ashtu edhe historikisht.

Shkolla, megjithëse e fokusuar në gjuhën dhe kulturën italiane dhe kryesisht synon komunitetin italian në Tiranë dhe çiftet e përziera italo-shqiptare, është e hapur për nxënës të të gjitha kombësive. Shkolla mbulon shkollën fillore dhe atë të mesme.

Që nga viti 2018, Scuola Italiana në Tiranë është pjesë e Shoqërisë Dante Alighieri (e cila është aksionere e vogël), një organizatë kulturore e themeluar në vitin 1889 nga një grup intelektualësh të udhëhequr nga Giosuè Carducci, me qëllim “mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane në të gjithë botën”. Sot, shkolla ka një rrjet prej mbi 480 komitetesh dhe 350 qendrash çertifikuese në pesë kontinente.

Më 8 shtator 2022, Shkolla priti Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, me rastin e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Që nga shkurti 2023, Scuola Italiana në Tiranë gëzon statusin e një shkolle jopublike. Ky status ka mbushur një boshllëk që me kalimin e viteve është ndjerë gjithnjë e më shumë si nga popullsia vendase, ashtu edhe nga komuniteti italian në rritje në Shqipëri.

*****