Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Të bësh biznes në Itali

Të bësh biznes në Itali

Italia është Vendi i gjashtë në kuadër të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe Vendi i katërt në nivel evropian përsa i përket Prodhimit të brendshëm bruto. Prodhimi italian përbën më shumë se 13% të PBB të Bashkimit Evropian.
Për nga karakteristikat e strukturave prodhuese, përbërja italiane sipas sektorëve të veprimtarisë ekonomike është e ngjashme me ato të Vendeve kryesore evropiane, me 27,7% të prodhimit në sektorin prodhues dhe atë të ndërtimit dhe me rreth 70% në sektorin e shërbimeve. Brenda këtij të fundit, tregtia, transportet dhe komunikimet përbëjnë një kuotë të PBB më të madhe se mesatarja e Vendeve evropiane.
E ndodhur në zemër të mesdheut, Italia përbën një pikë strategjike për trafikun rrugor, detar dhe ajror midis Veriut dhe Jugut të Evropës.
Tregu italian ofron mundësi të panumërta për sipërmarrjet që synojnë të zgjerohen, me rreth 60 milionë konsumatorë dhe një PBB që zë vendin e katërt në Evropë.
Falë vendndodhjes së saj strategjike, Italia lejon të arrihen me lehtësi 396 milionë konsumatorët e Vendeve të tjera të Bashkimit evropian dhe 240 milionë konsumatorët e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.
Italia ka fituar një vend si leader (11% të tregut evropian), me një faturim prej rreth 65 miliardë euro.
Në nivel evropian, Italia zë vendin e parë me koston më të ulët në sektorin e bioteknologjive, vendin e dytë për testimet mbi produktin në kuadër të veprimtarive kërkimore dhe zhvillimore, në kimi dhe elektronikë.