PËR T’U LIDHUR ME ZYRËN TREGTARE KLIKO KETU.
TË DHËNA MBI TREGUESIT MAKROEKONOMIKË
Shqipëria është duke përjetuar një periudhë rritjeje të pandalshme ekonomike që prej vitit 2015, me përjashtim të vitit 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19. Në vitin 2025, PBB parashikohet të rritet me 3,5% (sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar), duke konfirmuar kështu një trend pozitiv. Ligji i Bilancit 2025 tregon angazhimin e Shqipërisë në modernizimin dhe zhvillimin ekonomik, me fokusin në themelet makroekonomike. Investimet publike arrijnë vlerën 8,4 miliardë euro, baraz me 6,2% të PBB, ndërsa borxhi publik parashikohet të zbresë në 55,8%, duke ulur kështu presionin fiskal. Ekonomia shqiptare mbetet e qëndrueshme edhe në tremujorin e parë të vitit 2025 për shkak të rritjes së konsumit, investimeve dhe eksporteve. Sipas raportit të fundit mbi politikat monetare të Bankës së Shqipërisë, Vendi parashikon të regjistrojë një rritje ekonomike të qëndrueshme, të karakterizuar nga një nivel i kontrolluar i çmimeve. Gjendja ekonomike është e qëndrueshme dhe parashikohet një rritje e punësimit, pagave por edhe një rritje e shitjeve e një përmirësim i kushteve financiare dhe shoqërisë në përgjithësi. Në janar të vitit 2025 inflacioni ishte i barabartë me 1,9% (në rënie krahasuar me vlerën 3,4% të janarit të vitit 2024) dhe norma e interesit prej 2,75% favorizon një zhvillim të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar. Struktura ekonomike shqiptare është duke ndryshuar, me një kontribut në rritje në sektorin e shërbimeve, që ka regjistruar një rritje domethënëse në sektorët e veprimtarive profesionale, në atë financiar dhe tregtar. Ndërsa është shënuar një rënie e industrisë së lehtë dhe bujqësisë. Kjo vë në dukje një kalim nga sektorët me vëllim të lartë pune, si bujqësia dhe veprimtaria prodhuese, në sektorë që përdorin kapital më të madh, si energjia, ai digjital, TIK dhe shërbimet financiare.
Tirana, kryeqytet, është shndërruar në qendrën ekonomike, politike e kulturore të Shqipërisë. Qyteti është i ri, me 45,8% të popullsisë në moshë nën 35 vjeç, dhe është një motor dinamik për ekonominë, duke kontribuar me 45% në PBB të vendit. Tirana është edhe pol universitar dhe tërheq punëtorë të kualifikuar duke lehtësuar, kështu, rritjen e sipërmarrjeve inovative dhe start-up-eve.