Data e zhvillimit të provimit: e shtunë 9 mars 2013
Regjistrimet: 2-19 janar 2013
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë njofton se regjistrimet për të dhënë provimin Celi 1, 2, 3 në sezonin e ardhshëm, e shtunë 9 mars 2013, do të vazhdojnë deri të shtunën 19 janar 2013, sipas orareve të mëposhtme:
nga e hëna deri të premten ora 9.00 – 17.00 dhe e shtunë ora 10.00 – 12.00
Të gjithë kandidatët e interesuar do të duhet t’i nënshtrohen një testi të detyrueshëm përpara regjistrimit, në mënyrë që të orientohen për nivelin e provimit të përshtatshëm me aftësitë e tyre reale.
Ju kujtojmë se pajisja me një çertifikatë të nivelit B2, si Celi 3, përbën një parakusht thelbësor për aplikimin për pararegjistrim pranë Universiteteve italiane.
Studentët e huaj që posedojnë çertifikatën e Celi-t 3, që regjistrohen në kuadër të kontigjentit të rezervuar për studentët e huaj, mund të përjashtohen nga dhënia e provimit të gjuhës italiane pranë Universiteteve.
Çertifikatat e nivelit C1 dhe C2 (Celi 4 dhe Celi 5 – sezoni i qershorit 2013) lejojnë ndërkohë regjistrimin në kushte të barabarta me studentët italianë, jashtë kontigjentit të rezervuar. Çdo Fakultet mundet natyrisht të kërkojë teste specifike hyrëse.
Ftojmë, pra, të gjithë studentët e interesuar për t’u regjistruar pranë një Universiteti italian në vitin akademik 2013-2014 dhe që nuk posedojnë ende çertifikatën, të paraqiten pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë ose të kontaktojnë përgjegjësit e Institutit në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Bëhet e ditur paraprakisht se kandidatët të cilët do të kenë një rezultat pikësh të pamjaftueshëm në test nuk do të mund të regjistrohen në sezonin e 9 marsit, ndërsa ata që do të kenë arritur një rezultat pikësh jo plotësisht të mjaftueshëm do të jenë të detyruar të ndjekin një kurs pregatitor prej 100 ose 30 orësh (sipas nivelit bazë) nëse dëshirojnë t’i nënshtrohen provimit në mars.
Së fundmi, ju kujtojmë se, regjistrimi i plotë (prova me shkrim dhe prova me gojë) kushton 55 Euro; kostoja e vetëm njërës prej provave është 40 euro.
Për informacione mbi nivelin e provimit jeni të lutur të konsultoni faqen e internetit të Universitetit për të Huaj të Perugia-s http://www.cvcl.it/MEDIACENTER/FE/CategoriaMedia.aspx?idc=104
ISTITUTO ITALIANO DI CULTURA
RRUGA BUDI, 58/3
TIRANA
e-mail: corsi.iictirana@esteri.it – Tel: (04) 2390013
www.iictirana.esteri.it