Ministria e Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit e Italisë (MIUR) ka firmosur së fundmi një marrëveshje me Cambridge Assessment Group, agjencia me e madhe dhe më prestigjoze evropiane për testet e vlerësimit. Falë kësaj marreveshjeje, studentët e huaj që dëshirojnë të të regjistrohen në Itali në kurset me cikël të vazhduar 5 vjeçar në degën Mjekësi e Kirurgji, që zhvillohen në gjuhë angleze për vitin akademik 2013-2014, mund të zhvillojnë testin e pranimit (International Medical Admission Test, IMAT) në gjuhë angleze jo vetëm pranë universiteteve italiane por edhe pranë disa selive jashtë Italisë. Testet e pranimit IMAT janë të vlefshme vetëm për kurset e diplomimit në gjuhë angleze pranë këtyre universiteteteve: Universita’ di Bari, Universita’ di Milano, Napoli Seconda Universita’, Universita’ di Pavia, Roma La Sapienza Medicina e Farmacia Policlinico, Roma Tor Vergata.
Ministria e Arsimi ka caktuar datën 15 prill 2013 për testet IMAT, për pranimin në këto degë. Vendet ku do të zhvillohen testet, oraret dhe vendet e lira për kurset në fjalë janë caktuar në Dekretin e datës 14.02.2013.
Regjistrimet për testet e pranimit IMAT mund të bëhen vetëm onlinë, brenda afateve të caktuara në sitin e Ministrisë MIUR Universalità (http://www.universitaly.it/index.php/students/IMATregistration).
Kujtojmë se studentët që do të kenë zhvilluar dhe kaluar testin e pranimit duhet të vazhdojnë më pas procedurën e para-regjistrimit në universitetet italiane.