Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Presidenti i Senatit të Republikës së Italisë, Pietro Grasso, vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, të hënën dhe të martën, më 5 dhe 6 maj 2014, vizitë gjatë së cilës zhvilloi takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përveç takimeve zytare, Z. Grasso së bashku me Z. Rama çelën të hënën datë 5 maj 2014 edhe punimet e edicionit të parë të Javës Italiane në Shqipëri, një aktivitet tre ditor mbi mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë.


Në të njëjtën ditë, Pietro Grasso, ish-prokuror antimafia, prezantoj në një aktivitet të organizuar nga dhe pranë Istitutit Italian të Kulturës, dhe dy prej librave të tij: “Për të mos vdekur nga mafia” (Per non morire di mafia) i përkthyer në shqip, dhe “Lezioni di mafia”.


Të martën, më 6 maj, pranë Universitetit të Tiranës Z. Grasso mbajti dhe një leksion me temë “Italia dhe Shqipëria sëbashku për Evropën e së ardhmes”, ndërsa në një ceremoni të veçantë pranë këtij fakulteti ju akordua titulli “Honoris Causa”.