Platforma Digitalb, në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Tiranë, nis – nga data 6 tetor në kanalin “Junior” në orën 19:00 – transmetimin e 35 serive të kursit televiziv për mësimin e gjuhës italiane.
Kursi do të transmetohen në kanalin Junior ç’do të hënë dhe të enjte në orën 19:00, seri të cilat do të ritransmetohen në të njëjtin kanal ç’do të martë dhe të premte në orën 16:30.
“Italishtja në familje” është realizuar nga bashkëpunimi i Drejtorive arsimore të Brescia-s dhe Lombardisë, e përveç kursit televiziv mund të ndiqet dhe nëpërmjet faqes së internetit www.italianoinfamiglia.it.
“Italishtja në familje” nga data 6 tetor në Digitalb.