Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takimet me kinemanë italiane në edicionin e XII të Tirana International Film Festival

Kinema Millennium, Tiranë, 3 – 9 nëntor 2014

U bë dje hapja në Kinema Millennium në Tiranë dhe do të vazhdojë deri më datë 9 nëntor 2014 edicioni i XII i Festivalit Ndërkobëtar i Kinemasë në Tiranë (TIFF).Të shumta janë takimet me kinemanë italiane edhe falë bashkëpunimit, që tashmë është kthyer në një traditë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, Institutit Italian të Kulturës dhe Apulia Film Commission.


Në konkurrim do të prezantohen: Child K i Roberto De Feo dhe  Vito Palumbo (22’ – seksioni Short – e martë 4 nëntor, ora 11), Memoria fossile i Diego Scarponi (15’ – seksioni Short – e enjte 6 nëntor, ora 16) dhe Il venditore di medicine, vepra e dytë e Antonio Morabito me Claudio Santamaria, Isabella Ferrari, Evita Ciri dhe Marco Travaglio (105’ – seksioni Feature – e shtunë 8 nëntor, ora 20.30).


Bëhet e ditur se do të ketë, gjithashtu, projektime speciale jashtë konkurrimit: e mërkurë 5 nëntor, në orën 21.30 do të prezantohet premiera e 9×10 Novanta, film i realizuar nga nëntë regjisorë të “meglio gioventù” të kinemasë italiane për të festuar 90 vjetorin e Institutit Luce. Marco Bonfanti, Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello dhe Sara Fgaier, Giovanni Piperno, Costanza Quatriglio, Paola Randi, Alice Rohrwacher dhe Roland Sejko-s  u ftuan për të realizuar një film, ku secili do zgjodhi dhjetë minuta imazhe nga Arkivi i Institutit Luce. Lindi kështu një album rrëfimesh të ndryshme, që u prezantua me shumë sukses në bienalen e fundit të Venecia-s si event i veçantë në bashkëpunim me Giornate degli Autori. Të enjten më 6 nëntor, në orën 13 Daniele Greco, një nga themeluesit e festivalit të filmave me metrazh të shkurtër Magma i Acireale-s, ndër të tjera anëtar i jurisë TIFF, në kuadër të një shkëmbimi eksperiencash dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, do të prezantojë nje përzgjedhje filmash me metrah të shkurtër të festivalit Magma; gjithmonë të enjten, në orën 18.30, do të realizohet projektimi special i dokumentarit Quando c’era Berlinguer që ka shënuar fillimin si regjizor të Walter Veltroni-t. Regjizori ka dashur të rrëfejë njeriun, liderin politik, kujtesën dhe një faqe të historisë italiane me dëshmi dhe imazhe mbi jetën e sekretarit historik të Partisë Komuniste Italiane. Dokumentari nis që nga momenti i fitores së referendumit për divorcin në maj 1974 dhe mbyllet me funeralin e Enrico Berlinguer në sheshin San Giovanni në Romë.


Festivali mbyllet të dielën, më 9 nëntor me projektimin special të filmit In grazia di Dio i Edoardo Winspeare. Filmi, i prezantuar në edicionin e fundit të Festivalit të Berlinit, i realizuar në Puglia, rrëfen historinë e katër grave të së njëjtës familje që, kur janë duke humbur gjithçka, si pasojë e krizës ekonomike, gjejnë një mënyrë reagimi duke vështruar të mirat e vërteta që zotërojmë dhe që shpesh i harrojmë.