Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Marrëveshje binjakëzimi ndërmjet Shkollës së mesme të përgjithshme “28 nëntori” në Shkodër dhe Shkollës së mesme “Morgagni” në Forlì.

Shkolla e mesme e përgjithshme “28 nëntori” në Shkodër, në të cilën funksionon një Seksion dygjuhësh italo-shqiptar, shkollë “Qëndër Komunitare” nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, dhe Shkolla e mesme “Morgagni” në Forlì, e emërtuar me titullin shkollë “UNESCO” për veprimtarinë e edukimit ndërkulturor, dhe të formimit mbi paqen dhe të drejtat e njeriut, kanë nënshkruar më 20 tetor, në ambientet e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në prani të të Ngarkuarit me Punë Marcello Cavalcaselle dhe të Drejtoreshës së Zyrës për Bashkëpunim Shkollor Lucia Cucciarelli, një marrëveshje binjakëzimi.

Marrëveshja përqëndrohet në bashkëpunimin kulturor dhe në objektiva formues e edukues, objektiva në linjë me guide-lines të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës në lidhje me itineraret ndërkulturore.   


Kjo inisiativë u bë e mundur falë marrëdhënies së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të disa punimeve didaktike, pjesë e një projekti të promovuar nga shoqata ATRIUM (Architecture of totalitarian regimes of the 20th century in urban management), mbështetëse e binjakëzimit, që konsistonte në një kërkim paralel ndërmjet klasave të dy shkollave mbi monumentet nacionaliste të rregjimeve totalitare të vendeve përkatëse.


Nxënësit nga Forlì realizuan një material mbi ish GIL (Gioventù Italiana del Littorio) ndërsa nxënësit shqiptar prezantuan një dokumentar mbi arkitekturën e teatrit Migjeni të Shkodrës dhe mbi burgun e Spaçit.


Delegacioni i gjimnazit të Forlì-së, drejtoresha Giuliana Branzanti, disa profesorë dhe 4 nxënës kanë vizituar shkollën e Shkodrës më 21 tetor, ku u pritën nga drejtoresha Albana Bushati, nga mësues dhe nxënës.