Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“V(a)LORE ITALIA” dhe Përurimi i Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë

Më 13 prill Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo dhe Konsulli i Përgjithshëm Stefano Bergesio përuruan selinë e re të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë në prani të autoriteteve italiane dhe shqiptare. Ceremonia e Përurimit filloi me prerjen e shiritit nga Ambasadori Alberto Cutillo, Konsulli i Përgjithshëm Stefano Bergesio, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi dhe nga Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Mbrëmja vazhdoi me prezantimin e veshjeve të markës italiane Rossorame të stilistëve Bruno Simeone dhe Daniele Del Genio. Në ambientet e konsullatës u organizua edhe një ekspozitë e artistit të ri dhe premtues nga Vlora, Arkond Canaj. 
 
Pas rreth pesëmbëdhjetë vitesh nga hapja e saj, Konsullata e Përgjithshme në Vlorë është tranferuar në një godinë të ndërtuar së fundmi në bregdetin e Vlorës, në Rrr. Murat Tërbaçi, L. 10 Korriku, në një zonë më afër qëndrës së re ekonomike dhe kulturore të qytetit. Falë hapësirave më të mëdha dhe mundësisë për të pritur përfaqësuesit e Sistemit Itali, Konsullata e Përgjithshme e Italisë aspiron të bëhet një pikë referimi gjithmonë e më e rëndësishme, jo vetëm për shërbimet konsullore, por edhe për të konsoliduar bashkëmpunimin dypalësh në sekorin kulturor dhe ekonomik në jug të Shqipërisë.
 
Në linjë me këtë aspiratë, me 14 prill, Konsullata e Përgjithshme organizoi aktivitetin “V(a)LORE ITALIA”, që u hap me një prezantim të skuadrës së “Sistemit Itali” në Shqipëri, që patën si qëllim paraqitjen e aktiviteteve përkatëse dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit për zhvillimin e Krahinës së Vlorës dhe gjithë Shqipërisë Jugore. 
 
Gjatë seksionit përurues morën fjalën Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, Drejtoresha e Agjencisë së Tregtisë (ITA) Gabriella Lombardi, Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës (IIC) Adrianna Frisenna, Drejtori i Agjencisë Italiane për Kooperim dhe Zhvillim (AICS) Andrea Senatori, përgjegjësi i kooperacionit ndërkombëtar të Departamentit të Zhvillimit Ekonomik dhe të Inovacionit, Rajoni i Puglia-s Claudio Polignano dhe zv. Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Italisë në Shqipëri (CCIA) Giordano Gorini.
Punimet vazhduan me katër tryeza tematike kushtuar përkatësisht (1) pranisë italiane në Vlorë, duke u përqendruar në historinë e marrëdhënieve italo-shqiptare, (2) mësimdhënies së gjuhës italiane si instrument formimi profesional, (3) mundësive të të bërit biznes dhe të bashkëpunimit në sektorin e turizmit dhe (4) mbështetjes së ofruar biznesit italian në jug të Shqipërisë.

Programi i punimeve


Seminar : Mundësi biznesi dhe bashkëpunimi në sektorin e turizmit