Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Nën sekretari i Ministrisë për politikat e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve Giuseppe Castiglione: Në rritje angazhimi i Italisë për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë me Shqipërinë.

Nën Sekretari për politikat e bujqësisë, ushqimit dhe pyjeve Giuseppe Castiglione, mori pjesë në takimin e 11-të Ndërministror të ministrave të Bujqësisë, dhe përfaqësues të tyre, të shteteve anëtare të CIHEAM (Qendra ndërkombetare e studimeve të avancuara agronomike mesdhetare).
Takimi i këtij viti u fokusua në cështjet e migrimit të brëndshëm dhe ndërkombëtar parë nën këndvështrimin e zhvillimit bujqësor, të sigurisë ushqimore, të zhvillimit rural dhe të ndryshimeve klimatike.

Pas punimeve të ministerialit Nën Sekretari Castiglione u takua me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Gjatë takimit dypalësh u fol për shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve në sektorin e bujqësisë e të peshkimit, parë dhe në prespektivën e aderimit të Shqipërisë, në të ardhmen, në Bashkimin Europian.

“Italia ndër vite është angazhuar për të bashkëpunuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe peshkimit që kanë një marzh të rëndësishëm rritjeje. Jemi duke përgatitur një Memorandum bashkëpunimi në fushën e bujqësisë që do të firmoset shumë shpejt nga palët. Qeveria italiane, dhe Ministria për politikat e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve në veçanti, zotërojnë kapacitetet teknike për të shoqëruar qeverinë shqiptare në rrugën e programimit dhe konsolidimit të instrumentave që i japin shtysë zhvillimit bujqësor të një vendi që po përgatitet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, një objektiv që Italia e mbështet me bindje” – deklaroi Nën Sekretari Castiglione në përfundim të takimit.

castiglione albania 22 sett 3