E enjte 10 nëntor: prezantohet në Tiranë Shoqata ALBALAUREATI
Shoqata, e themeluar me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Fondacionit IIDS, lindi nga ëndrra e pesë profesionistëve shqiptarë të cilët, në përfundim të studimeve pranë institucioneve më të mira akademike italiane, u kthyen në Shqipëri për të mbështetur dhe ndihmuar zhvillimin e Vendit, duke vënë në dispozicion përvojën e tyre.
Synimi kryesor i ALBALAUREATI, që në pak ditë numëron mbi dyqind persona të regjistruar, është ngritja e një rrjeti profesionistësh, një hapësirë ekselence ku të promovohen dhe mbështeten projekte në shërbim të Shqipërisë, në veçanti në lidhje me rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ajo lind, ndër të tjera, në një moment vecanërisht të favorshëm, të nersërmen e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Alberto Cutillo – që ka dashur dhe mbështetur ngritjen e një shoqate që bën bashkë të gjithë të rinjtë që kanë ndjekur me sukses universitetet italiane – deklaroi që “Shoqata AlbaLaureati” lind me një qëllim fisnik, atë që të krijojë sinergjitë dhe të bëjë bashkë përvojat e përftuara në të dyja Vendet në dobi të Shqipërise. Vendosëm të mbështesim lindjen e kësaj Shoqate. Ajo mbart potencial për të vazhduar më tej e vetme ndërsa për Ambasadën përfaqëson një partner kompetent dhe të paanshëm”.
12 mijë studentet shqiptarë në Itali përbëjnë komunitetin më të madh të huaj në universitetet tona. Ndërsa aktualisht po shohim lëvizje studentësh në të dyja drejtimet mes Italise dhe Shqipërisë. ‘Emigrimi qarkullues’ favorizon shkëmbimin e pervojave duke përfaqësuar kështu nje mjet pasurimi reciprok.
Njëkohesisht, të huajt renditen ndër studentet me rezultet më të mira. Jam i bindur se anëtaret e Shoqatës AlbaLaureati do të punojnë me të njëjtën vendosmëri në mbështetje të zhvillimit të Shqipërisë dhe marrëdhenieve tona dypalëshe”, tha Ambasadori Cutillo.
Në aktivet morën pjesë edhe zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit Redi Shtino, që gjithashtu është diplomuar në Italia. Në sallë ishin të pranishëm mbi 250 qytetarë shqiptarë të diplomuar në Universitetet dhe institucionet akademike italiane si dhe disa nga Rektorët e universiteteve publike dhe private shqiptare. Prof. Lucia Nadin, historiane, shkrimtare dhe hulumtuese e lidhjeve historike dhe kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, mbajti një Lectio Magistralis mbi ndikimin e Akademisë italiane nga Mesjeta deri në Nëntëqindën dhe mbi lidhjet e hershme historike që bashkojnë popujt e dy Vendeve, duke ngallur interes dhe emocion të veçantë tek të pranishmit.
Aktivitet i sponsorizuar nga: Cotonella, Veneto Banka, La Petrolifera Italo Rumena, Delicius, Grandidea, GNV, Maccaferri Balkans.