Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Java e parë e kuzhinës italiane në botë

Hapet sot “Java e parë e kuzhinës italiane në botë”, nismë që zhvillohet nga data 21 dhe 27 nëntor në 105 Vende, përfshirë edhe Shqipërinë, me mbi 1300 aktivitete si konkurse, konferenca, degustime, darka me tematika, ekspozita mbi kuzhinën dhe seminare tekniko-shkencore.

“Java e kuzhinës italiane në botë”, veç vlerësimit të traditës kulinare italiane jashtë Vendit si një nga shenjat dalluese të Markës Italiane, kërkon të vazhdojë tematikat e zhvilluara me sukses nga Expo Milano e të përmbledhura në “Kartën e Milanos, dokumenti programatik që përmban angazhime thelbësore për të ardhmen e Planetit në lidhje me të drejtën e ushqimit si një ndër të drejtat themelore të njeriut. 

Ku mund të nënshkruhet Karta e Milanos?
Qytetarët, shoqatat apo sipërmarrjet, duke nënshkruar Kartën e Milanos marrin përgjegjësi të caktuara në lidhje me zakonet e tyre, me veprimtaritë informuese dhe ndërgjegjësuese si dhe i kërkojnë me bindje qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare që të zbatojnë rregulla e politika në nivel kombëtar dhe global për t’i garantuar Planetit një të ardhme më të drejtë e të qëndrueshme.

Kartën e Milanos mund ta nënshkruajë kushdo, duke plotësuar këtë formular online.

Video: Cibo italiano nel mondo

Paolo Gentiloni dhe Maurizio Martina: “Një javë për të vlerësuar kuzhinën made in Italy (Il Sole 24 Ore)Paolo Gentiloni dhe Maurizio Martina: “Një javë për të vlerësuar kuzhinën made in Italy (Il Sole 24 Ore)