Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Tryezë e rrumbullakët e AlbaLaureati – Profesioni i mjekut në Shqipëri: sfidat dhe mundësitë

Ditën e mërkurë, datë 22 shkurt Rezidenca e Italisë në Tiranë do të mirëpresë një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga shoqata AlbaLaureati për të diskutuar rreth mundësive dhe sfidave në ushtrimin e profesionit të mjekut në Shqipëri.
Anëtarët e shoqatës, shtetas shqiptarë të laureuar në Itali, do të ndalen kryesisht mbi arsyet që shtyjnë mjekët sqiptarë të largohen nga Vendi.

Do të marrin fjalën Profesor Edvin Prifti, Drejtor i Departamentit të Kardiokirurgjisë pranë Universitetit të Tiranës i cili, ndërsa do të krahasojë legjislacionin europian me atë shqiptar, do të prekë dhe çështje që lidhen me shërbimin e dobët shëndetësor si dhe me përgjegjësinë e mjekut si dhe doktor Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, i cili do të ndalet në pasojat e ndëshkueshmërisë së menjëhershme si dhe në rëndësinë e politikave të shpërblimeve si dhe të formimit.

Tryeza e rrumbullakët është e hapur ndaj ndërveprimit dhe dialogut mes pjesëmarrësve, profesionistëve të anëtarësuar në AlbaLaureati që i përkasin sektorëve të ndryshëm që lidhen me fushën e mjeksisë – si dhe me fushën e profesioneve ligjore, atë akademike apo atë të sipërmarrjes.

Ky takim është i pari ndër një sërë aktivitetesh që do të organizohen në mënyrë periodike nga shoqata për t’i dhënë udhë debatit rreth çështjeve të rëndësishme të realitetit shqiptar, si dhe për të thelluar më tej njohjen e Vendit, të potencialeve të tij si dhe të mangësive të mundshme. Në këtë mënyrë, duke ofruar dhe pika të tjera reflektimi, AlbaLaureati synon të japë ndihmesën në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy Vendeve dhe në rrugëtimin e integrimit europian të Shqipërisë.

 

incontro albalaureati 22.02