Nisma e Europës Qendrore (InCE-CEI) njoftoi publikimin e thirrjes për përzgjedhjen e projekteve në kuadër të programit të shkëmbimit praktikës së mirë, Know-how Program Exchange (KEP-ITALI).
Themeluar në vitin 2004, ky program promovon transferimin e know-how –t dhe praktikat më të mira nga vendet InCE anëtare të BE-së dhe vendet InCE ende jo anëtarë, nëpërmjet bashkë-financimit të projekteve si dypalëshe dhe multilaterale në forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Thirrja 2017 parashikon një buxhet total prej 200,000 € nga Fondit InCE i BERZH, tërësisht i financuar nga Qeveria Italiane. Kontributi për secilin projekt nuk mund të tejkalojë pesëdhjetë për qind të kostos totale të projektit dhe nuk mund të kalojë 40,000 €.
Dokumenti i tenderit është në dispozicion në faqen e internetit të InCE http://www.cei.int/KEP?tab=2
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 29 qershor 2017.