Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Urime nga Ambasada italiane për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Ambasada italiane në Tiranë uron qytetarët dhe institucionet shqiptare për angazhimin e treguar në administrimin e zgjedhjeve. Paraqet përgëzime të sinqerta për deputetët e zgjedhur, me urimin se do të dinë t’i përgjigjen besimit që u kanë dhënë qytetarëve shqiptarë për të çuar përpara procesin e reformave drejt integrimit të plotë në BE. Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj.