Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Triestes, për shkëmbimin e docentëve, studentëve dhe të stafit akademik

Duke ndjekur linjat strategjike të Qeverisë Italiane, që shpesh rrisin ndërkombëtarizimin e sistemit akademik italian, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MOU), ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Triestes, nga Rektorët respektivë- Rektori Prof. Dr. Mynyr Koni për Tiranën dhe Rektori Prof. Ing. Maurizio Fermeglia për Triesten, i përfaqësuar nga zv. Rektori Prof. Renato Gennaro.
Në momentin e nënshkrimit ishin të pranishëm për palën shqiptare zv. Rektori dhe Delegati për Ndërkombëtarizimin, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, dhe Dekani (Drejtori) i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Artur Sula, e për palën italiane, Delegati i Rektorit për Shkëmbimet Ndërkombëtare, Prof. José Francisco Medina Montero.
Në ceremoni morën pjesë dhe Përgjegjësi Akademik, Dr. Maurizio Polselli, përfaqësues i Ambasadës Italiane, dhe Prof. Tiziana Di Fabio, Lektore e Ministrisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, përfaqësuese e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Marrëveshja është e para e llojit të saj mes dy institucioneve akademike shqiptare e italiane dhe është produkt i një pune të gjatë përgatitore që ka nisur gjatë zhvillimit të eventit “Të studiosh në Itali 2016”, i organizuar çdo vit nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Sistemin Italia në Shqipëri.
Marrëveshja, tanimë operative, parashikon shkëmbimin e docentëve nga të dy palët dhe përfaqëson bazën për shkëmbimin e studentëve, me kredite të barasvleshme, dhe të stafit akademik.
Universiteti i Triestes ka miratuar tanimë fondet për shkëmbimin e studentëve, klasën e ardhshme drejtuese evropiane, ndërmjet fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të saj të Përkthimit e të Interpretimit.

y

x